Haradinaj ka me raportue për rastin ‘Rikalo’

Seanca tjetër asht ftue që Kryeministri me raportue për rastin e Ministrit Nenad Rikalo i cili akuzohet se ka kry krime ndaj shqiptarëve.

“Interpelancën për Rikalon e ka ftue LDK dhe atje ka me prezantue unë. Na i respektojmë të gjetunat ligjore të mekanizmave të thirrun për këtë temë, që janë policia, prokuroria të cilët na kanë konfirmue që nuk ka të dhana që na obligojnë  si Qeveri për çfarëdo veprimi të caktuem. Por për respekt prej parlamentit unë ka me prezantue aty, por ky ka me qenë qëndrimi im. Pra ishte informatë”, tha Haradinaj.

Ai e ka informue kabinetin qeveritar se ka emnue zavendësministrat nga komunitetet tue i ftue ata me bashkëpunue me zavendësat dhe me ju gjetë punë.

“Jepni detyra. Unë e shoh stafin tim të Qeverisë sikur t’i kishim dhe 1 mijë njerëz ka punë për ta sa punët kanë ardhë”, tha Haradinaj.

 

Shperndaje në: