Haradinaj ka nji lajm për veteranët

Kryeministri, Ramush Haradinaj, asht zotue se ka me ba rishikimin e buxhetit në mënyrë që pensionet e veteranëve të mos paguhen vëtëm pjesshëm, po në bazë të rregullt dhe me pagesë të plotë me kohë.

Këtë zotim, Haradinaj e bani gjatë takimit me udhëheqësit e katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Istog), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë).

“Pensionet e veteranëve kanë me u pague me rregull simbas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tash janë të pajustifikueshme”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: