Haradinaj ka paralajmërue padi, por gazeta serbe vazhdon shkrimet kundër tij (foto)

E përditshmja ma e madhe serbe, “Blic”, edhe sot e ka vazhdue serinë e shkrimeve trilluese për kryetarin e AAK’s, Ramush Haradinaj.

Në serinë e katërt të shkrimeve për “Klanin Haradinaj” të “kontrabandës së armëve” nga Europa Perendimore në pjesën e Ballkanit Perendimor, “Blic” e ka përfshi deklaratën e ministrit serb të policisë, Nebojsa Stefanovic.

“Mos të mbetet ky vetëm si artikull, por ta dijmë nëse asht e vërtetë. Nëse dikush nga policia ka marrë pjesë në diçka të tillë, kjo mos të kalojë pa u ndëshkue”, ka thanë Stefnovic, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë, megjithë paralajmërimin e Haradinajt për padi dhe angazhimin e avokatit, Arianit Koci që të merret me padinë, vazhdon me insistue se dikush nga përfaqësuesit e policisë serbe në Novi Sad “asht pjesë e grupit të Haradinajt”.

“Personi i besueshëm i njerëzve të Haradinajt për të cilin ‘Blic’ ka shkrue nuk asht shefi i policisë, Radakovic. Bahet fjalë për njanin nga njerëzit kryesorë me pozitë të naltë mbrenda policisë së Novi Sadit”, shkruen “Blic”.

nevo