Haradinaj kallxon pse nuk marrin pjesë në protestën e 1 Shtatorit!

Protesta e Vetëvendosjes e paralajmërueme me datën 1 Shtator si duket nuk do të ketë përkrahjen e partive tjera opozitare.

Së paku zyrtarisht dy partitë opozitare AAK dhe Nisma nuk kanë dhanë sheja që do të marrin pjesë në këtë protestë.

Deputeti i AAK’s Daut Haradinaj i pyetun nga Botapress se përse nuk do të marrin pjesë në protestat e organizueme nga Lëvizja Vetëvendosje me datën 1 Shtator dhe a do të thotë kjo se AAK asht pro Demarkacionit apo fjala asht për inate politike ndaj Vetëvendosjes, Haradinaj tha se nuk kanë qenë të informuem për këto protesta e as pjesë e organizimit të tyne.

“Na nuk kemi qenë pjesë e konsultave dhe nuk jemi pjesë e organizimit të këtyne protestave. Qytetarët vendosin vetë nëse do të marrin pjesë apo jo, por si parti politike nuk jemi pjesë e organizimit, dhe nuk ka të bajë kjo as me inate as me qejfe të askujt.

Ata që duen ta dijnë, e dinë se cili ka qenë dhe cili asht angazhimi ynë për kundërshtimin e demarkacionit” ka thanë Haradinaj.