Haradinaj: Kemi me vazhdue me kundërshtue pushtetin e kapun

Kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj,përmes nji shkrimi në Facebook tha se si rezultat i kundërshtimit qytetar u ndaluen Asociacioni dhe Demarkacioni.

Ai shtoi se kane me vazhdue me kundërshtue, qysh e quejti ai – pushtet të kapun.

Haradinaj përsëri kërkoi zgjedhje të parakohshme, me arsye se kjo ja kthen mandatin qytetarëve.

 
Shkrimi i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë,
U vërtetua se kundërshtimi opozitar është më se i domosdoshëm dhe unë jam i lumtur që ai po i mbërrinë efektet e veta për mbrojtjen e shtetit.
Si rezultat i këtij kundërshtimi, është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, Marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit.
Ky kundërshtim u dëshmua i domosdoshëm edhe në ditën e votimit të Presidentit, ku Kuvendi i Kosovës, arriti ta kontrabandojë për President, arkitektin e kapjes së shtetit!
Janë të mjerë ata të cilëve krenaria e vetme u ka mbetur nënshtrimi, shitja dhe kontrabandimi i vullnetit qytetarë.
Unë dhe AAK, do të mbetemi të vendosur e të bindur se fronti qytetar, është më i fortë se sa këta që e kanë kapur shtetin.
Ne së bashku me qytetarët, do të dimë që fuqinë që e kemi dhe që qindra e mijëra prej jush e manifestuat në disa protesta rradhazi, ta orinetojmë në rikthimin e demokracisë në vend. Kjo do të behët, vetëm duke ia kthyer mandatin qytetarit, përmes zgjedhjeve të parakohshme.RH.