Haradinaj kerkon rrximin e versionit aktual të Demarkacionit!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka dhanë nji deklaratë të shkurtë për media tue ba thirrje për rrximin e versionit të Demarkacionit në parlament.

“Parlamenti duhet me rrxue këtë version dhe mbas kësaj ekzekutivi duhet me gjetë zgjidhje mbas rrximit. Na e bllokuem këtë version dhe sot falë këtij bllokimi po zhvillohet ky debat. Të rrxohet ky version që të mos humbet edhe kohë” tha Haradinaj.

Gjithashtu ai u shprehu se Meha asht kufizue me kadastër e jo si kufij shtetnor tue e ba me qëllim që me i ikë kufinit shtetnor.