Haradinaj kerkon transparencë në hetime për vdekjen e Astritit!

Deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka përkrah mbajtjen e seancës për diskutimin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Na si Aleancë e kemi dhanë nënshkrimin sepse mungon transparenca.

I kemi shpreh shqetësimet prej ditës së parë. Edhe sot do t’ishte mirë që Ministrja e Drejtësisë me qenë këtu për të na kallxue se deri ku kanë shkue hetimet.

Mendoj që drejtësia i mungon Kuvendit dhe Kosovës dhe se krejt deputetët duhet me kerkue të vërtetën rreth këtij rasti.

Krejt e kemi ndje dhimbjen e humbjes së Astritit, bashkëndjehemi me familjen e tij. Nëse shteti ka diçka me mshefë, atëherë të hapim debatet me të gjithë përgjegjësit dhe të marrim nji përgjigje sa ma shpejt që të jetë e mundun. Drejtëisa duhet të jetë e barabartë për krejt” ka thanë Haradinaj.