Haradinaj: Koalicioni me PDK’n ndryshe!

ramboo

Ramush Haradinaj nuk e hedh poshtë mundësinë e nji koalicioni me PD’n, por, si thotë ai, me kusht që Kadri Veseli do t’i bindë se nuk asht për vazhdim të kësaj logjike qeverisëse.

Simbas tij, partia ma e madhe në vend asht përgjegjëse për kapjen e shtetit, për shkallën e naltë të korrupcionit, rritjen e kriminalitetit të mbrendshëm dhe rritjen e ekstremizmit fetar.

Ramush Haradinaj thotë në nji intervistë për Zëri se ende asht e mundun partneriteti me partitë opozitare, por, si thotë ai, nuk asht i gatshëm t’ja dorëzojë vizionin e AAK’s nji subjekti tjetër politik, tue aludu në Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Simbas tij, Aleanca asht parti e qendrës së djathtë dhe tue u bazua në këtë e ka zhvillue nji vizion të vetin se si e sheh Kosovën në planin e mbrendshëm dhe të jashtëm.