Haradinaj: Kosova me ju kundërvu veprimeve të fundit serbe!

Ngritja e përmendores së Car LLazarit në veri të Mitrovicës, vendosja e kunorave në Koshare për paramilitarët serbë, simbolet nacionaliste në Gazimestan si dhe ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, janë veprime të papranueshme për Republikën e Kosovës.

Kështu ka thanë gjatë nji interviste për portalin “Indeksonline”, kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tue ba të ditun se institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet me ndërmarr masa ndaj këtyne akteve.

Ai thotë se politikanët dhe intelektualët serbë kanë qëllim me ruejtë historinë e tyne karshi shtetit tonë.
Kreu i AAK’s shprehet i bindun se nëse vazhdohet të ketë ndërhymje të tilla të Beogradit, atëherë mundet të ketë pasoja afatgjate për Kosovën.