Haradinaj: Kosova në rrezik nga terrorizmi. Erdoganin s’e kam vlla!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova mundet me qenë cak i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtue kujdesin për këto lloj sulmesh.

“Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit. Ata nuk lodhën për me e hedh në erë nji pazar a ndonji treg të mbushun me njerëz”, tha Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Ai tha se sulmi terrorist i Nices mundet me ndodh edhe në Kosovë, tue paralajmërue se edhe në Kosovë ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuen në Siri.

Haradinaj kundërshtoi emnimet që kryeministri shqiptar i kishte dhanë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vlla”.