Haradinaj: Ky asht plani nëse Mali i Zi s’pranon me korrigjue Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thanë se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, e nënshkrueme në Vienë të Austrisë, nuk asht e plotfuqishme për sa kohë qe nuk ratifikohet nga ana e të dy vendeve.

Haradinaj ka thanë se nuk asht hera e parë qe marrëveshje të tilla kanë ra poshtë.

Shefi i egzekutivit i ka spjegue hapat qe ka me i ndjekë për çashtjen e Demarkacionit.

“Qeveria e kalueme, e cila nuk i kishte 2/3 e votave, e ka lanë në sirtar. Por,  uni i kam premtue kosovarëve dhe miqve të Kosovës, se nuk ju rrej. Kosova nuk i ka 2/3 e  votave për këtë version. Por, as vota ime nuk asht për këtë version. Me qene se nuk i kemi 2/3, i kemi dy zgjidhje. E para, nuk kemi me veprue si qeveria e kalueme, dhe e dyta, po merremi me te”, ka thanë Haradinaj në hapjen e fushatës se AAK’s, në Pejë.

Tutje, Kryeministri ka thanë se komisioni i formuem përbahet prej njerëzve serioz.

Ai thotë se nëse gjendet e vërteta, atëhere i kanë dy rrugë: “Me i thanë kojshisë qe e kemi mik a po don me korrigjue marrëveshjen, nëse po – e korrigjojmë, nëse jo – e rrxojmë në Kuvend. Kur e rrxojmë marrëveshjen, bjen në pikën zero”, ka konkludue Haradinaj.

 

 

Shperndaje në: