Haradinaj: Me lane Thaçin me u arsyetue, asht njajte si me lane nji kriminel me arsyetue krimin!

“Porosia e protestes asht “ndalu e mendo”, nuk mundesh me shkatrrue nji vend.”

Keshtu tha ne Rrokum Roll, lideri i AAK’s Ramush Haradinaj, tue u shpreh i bindun se ka me pase reflektim nga ana e Qeverise.

“Te gjithe kane ndie keqardhje kur u thye opozita, se opozita ma e bashkueme ndonjihere, u pat dhane nji shprese qytetareve. Tash kane fillue me rikthye shpresen, kundershtimin qytetar ndaj kesaj Qeverie, me i tregue se nuk mundet me vazhdue ma keshtu”, tha ai rreth mobilizimit te qytetareve.

Haradinaj tha se kauza te protestes, pos 2 marreveshjeve, ka me qene edhe korrupcioni i nalte ne vend, qe u vertetue edhe nga DASH.

Tue fole per marreveshjen per Demarkacion, nder te tjera Haradinaj tha se Mustafa e Thaçi nuk po dojne me rishqyrtue kete marreveshje per shkak se ajo marreveshje nuk kalon, dhe ata karshi opozites dalin gabim.

“Thaçi per me dashte me ndihmue diçka ne Kosove, duhet me u marre me nji nga marreveshjet e nenshkrueme”, tha Haradinaj dhe shtoi se vendi nuk ndihmohet me selfie dhe me cakerrim te gotave.

“Nuk ka me kalue ne Parlament, asht heshte ajo. Krejt banoret e Rugoves, krejt ekspertat, hiq nji – Murat Mehen – e kane nji version per kete marreveshje”.

“Mustafa asht njifar ‘qate’ ne Qeveri, nuk ka kurrefar roli. Nuk guxon me u ndie karshi Thaçit”, tha per Kryeministrin Isa Mustafa lideri i AAK Ramush Haradinaj.

“S’munden me u mshef prej te vertetes, nuk kane ku me shkue. Mbas raportit te DASH per korrupcion endemik, keta vete asht dashte me dhane doreheqje. Ne krejt boten ndodhin aferat politike, por kjo Qeveri asht krejt e korruptueme, asht krejt afera”, tha Haradinaj kur u pyet nese Qeveria po don me mbulue deshtimin me riformatimit.

Ndersa per foton e publikueme ku shihet Thaçi dhe Haradianj tue i cakrrue gotat, Haradinaj tue i spjegue rrethanet, tha se nuk sheh asgja te keqe ne te.

“A jane bre keta njerez qe na kane thane çdo tri jave se ka me u heke ura Ibrit”, pyeti Haradinaj, tue aludue se nuk duhet me besue se çka thote kjo Qeveri.

Neser prej ores 11:00 fillon dyndja drejt Prishtines. Mbas protestes, kemi me pastrue sheshin, premtoi Haradinaj.

“E kemi njoftue Policine per krejt planin operativ te protestes, qe mandej mos me thane ka pase mungese te informacioneve”, sqaroi ma tej Haradinaj rreth protestes qe ka me u mbajte neser.

Per zanat se VV po u thote njerezve mos me dale ne proteste, ai tha se kjo asht keq, se po i thone mos dil ne nji proteste kunder regjimit.

“Energjia negative ndonjihere asht edhe spontane ne keto rrethana, mbasi na u thyem. Mendoj se kete energji negative duhet me drejtue kah pozita, e jo kah opozita”.

“Urime Fadil Vokrri, urime te gjitheve. Me vjen mire per sportistat, me vjen mire per Kosoven!”

Keshtu uroi Haradinaj pranimin e Kosoves ne FIFA, qe ndodhi spontanisht gjate emisionit.

“Qysh thote populli, keta s’po dijne shqip. Kur te del nji raport i tille si i DASH, ata nuk ja fusin kot, por bazohen ne fakte”

Krejt ne fund, Haradinaj i bani thirrje qytetareve me dale ne proteste me kundershtue korrupcionin e tashma disa viteve.