Haradinaj merr nji përgjigje nga Mali i Zi për Demarkacionin!

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srđan Darmanović, ka thanë se për vendin e tij tema e Demarkacionit asht e mbyllun.

Ai ka thanë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve kosovare dhe se ka me pritë me durim zgjidhjen e kufinit me Kosovën.

Gjatë nji debati me titullin “Ora e qytetarëve”, Darmanović ka thanë se, sa i përket Demarkacionit, Mali i Zi nuk mundet me ndikue në asnji vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshi edhe këtë të sotmen.

“Na kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu ka me vazhdue. Për Malin e Zi, kjo çashtje asht mbyllë dhe nuk kemi me ju kthye ma. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të Demarkacionit me Kosovën” ka thanë ai.

Reagimet nga Mali i Zi vijnë mbas vendimit të Kryeministrit Haradinaj me shkarkue Komisionin Shtenror për Shejimin e Kufinit në krye me Murat Mehën.