Haradinaj-Meta në nji drekë t’gjatë. Diskutohet kriza n’vend!

Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim vazhdon të mbetet lideri i vetëm shqiptar që mund t’unifikojë, në nji masë të madhe udhëheqësit e partive të Kosovës.

Në nji drekë të gjatë, tek restorani Sofra e Ariut, Kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj ka taku Kryetarin e LSI’s, njikohësisht Kryetar i Kuvendit në Shqipni , Ilir Meta.

Kjo nuk asht hera e parë që Meta takon liderat kryesorë politik në vend.

Ma herët, kryetari i LSI’s, kishte qendru edhe në Prishtinë, në nji përpjekje për t’i afru qendrimet antagoniste të forcave politike të këtushme.

Express, permes burimeve të saja, meson se gjatë drekës aty asht bisedu për situatën ma të fundit në vend, por dhe opcionet për të dalë nga kriza.

Mbetet e paqartë nëse do të pasojnë edhe takime tjera.

Mirëpo cfarë dihet asht se z. Meta ka raporte shumë të mira edhe me homologun e tij në Kosovë, Kadri Veseli.

Aktualisht asht vetëm z. Meta ai që mund t’i unifikojë pozitën dhe opozitën.

Nëse jo të gjithë, atëherë së paku ata që mund ta zhbllokojnë krizën në vend.

Me fjalë të tjera, z. Meta tash mund të konsiderohet njifarë “Presidenti” i munguem i vendit tonë.