Haradinaj: Mjerë ata që harrojnë sakrificën e popullit për liri

ramboo

Lideri i Aleancës për Ardhmeninë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes nji statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtu masakrat mbi civilët shqipëtarë.

Ai ma tej ka shkru se të mjerë janë ata që e kanë kujtesën e shkurtë dhe harrojnë se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.

Ky asht postimi i plotë i Haradinajt:

Në përvjetorin e dhimbjes së madhe

Sa herë vjen marsi, edhe njëherë na hapen plagët. Si sot, fundmarsi apo fillimprilli 17 vjet më parë, kanë ndodhur Krusha, Suhareka, Celina, Izbica, Lubeniqi, Belegu, Meja e shumë masakra të tjera mbi civlilët shqiptarë, të cilat më vonë u bënë themel i lirisë që e kemi sot.

Janë të mjerë ata që e kanë kujtesen e shkurtër dhe harrojnë se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.

Edhe më të mjerë janë ata që sot guxojnë ta rrezikojnë projektin, ndër breza, për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Shpirti i tyre do të prehet në paqe, vetëm duke e respektuar, deri në përulje, flijimin e tyre dhe duke e mbrojtur këtë sakrificë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta.