Haradinaj: Mosvotimi i Demarkacionit forcon përcaktimin euro-atlantik të Kosovës

Lideri i AAK’s Ramush Haradinaj nepermjet nji statusi ne Facebook ka perseritun qendrimin e tij ne lidhje me Demarkacioni. Ai ka ba thirrje qe mos me u votue versioni aktual i kesaj marreveshje.

Statusi i plote i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin.