Haradinaj: Mustafa e Thaçi mos t’mendojnë se e kanë krye punën

ramushharadinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka shpjegue se cili asht qëllimi i protestës së thirrun për të Shtunen nga AAK dhe NISMA dhe cilat janë pritjet nga kjo protestë, tue ia ba me dije Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, se nuk e kanë krye punën dhe se duhetme u tërhekë nga dy marrëveshjet.

“Kam nji mospajtim me gjendjen në vend, qëllimi asht kundërshtimi. Ne me anë të protestës i themi Mustafës dhe Thaçit, mos mendoni se e keni krye punën, duhet me u tërhekë nga marrveshjet për demarkacionin dhe asosacionin ose së paku me i ridiskutue marrëveshjet”, tha Haradinaj në emisionin Click të Televizionit 21, tue shtue se edhe ridiskutimi kishte me qenë zgjidhje.

“Këta e kanë në dorë me korigjue marrveshjne me demorakcionin mbasi ata janë shpreh të gatshem me rishikue dhe këta duhet me rishikue” tha Haradinaj lidhun me kushtin e ratifikimit të kufinit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave.