Haradinaj n’akcion me i bindë deputetët e PDK’s për Demarkacionin

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj përmesë llogarisë së tij në rrjetin social në Facebook ka njoftue se asht takue me deputetin e PDK’s, Nait Hasanin.

Në fotografinë e bashkangjitun shihen këta dy deputet tue pi bashkë kafe.

Ai në këtë postim ka thanë se po mundohet me i bindë deputetët e PDK’s se demarkacioni me Malin e Zi damton territorin e Kosovës.
“Deputetët po binden përdit e ma shumë se Demarkacioni me Malin e Zi e damton territorin e Kosovës. Nji falënderim publik për Naitin dhe kolegët e tij për qendrimin parimor”, ka shkrue Haradinaj n’Facebook.