Haradinaj: Në ndërtimin e rrugëve, s’kemi me lejue ma skena si në të kaluemen

ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhë Ministrinë e Infrastrukturës, si Mnistrinë e parë me vizitue mbas marrjes së mandatit.

Mbas takimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, Haradinaj tha se interesimi i tij ishte me pa gjendjen e projekteve.

“Interesimi im asht me pa gjendjen me projektet, pra mësuem se qysh kanë shkue zhvillimet me autostradën “Arbën Xhaferi’, në çfarë etape asht. Kemi nji obligim financiar të papërmbushun për të. Pra, Qeveria e vendit ka em gjetë nji zgjidhje së bashku me Ministrinë e Financave. Njikohësisht dëshirojmë që në afatin e caktuem kohor me përmbyll. Pra, mos me e mbajtë në vonesë. Janë dhe projekte tjera, sepse janë disa marrëdhanie që janë vendosë me institucionet monetare, sikurse me BERZH’in, asht autostrada, ose rruga drejtimi Pejë. Hetohet nji ngecje në të. Duem që këto procedura me i trajtu me prioritet. Dhe, ai obligim i ndërmarrë i Kosovës me BERZH’in, por dhe ndërtimi i kësaj rruge me u ba në kohen e duhun. Njëi ritëm i ngadalshëm dhe jo aq serioz, i cili ka ndodh deri sot”, tha ai.

Haradinaj tha se nuk kanë me u tolerue skena që janë pa në të kaluemen, sa i përket ndërtimit të udhëve.

Shperndaje në: