Haradinaj në Prizren: AAK po bahet gati për zgjedhje!

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj, tha se subjekti i tij politik, po përgaditet për zgjedhje.

Ai ftoi krejt qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen AAK’s.

“Zgjedhje e ardhshme, janë instrumenti kryesor i ndryshimeve pozitive në vendin tonë i cili ndodhet aktualisht në shumë situata të ndjeshme si pasojë e keqqeverisjes dhe mosfunksionimit të duhun të institucioneve, tue përmend në radhë të parë gjyqësorin”, tha Haradinaj në Prizren.

Kryetari i Degës së AAK’s, Lulzim Kabashi, tha se ky subjekt politik kohëve të fundit asht tue u fuqizue dukshëm, dhe tue marrë parasysh veprimtarinë e shumë aktivistëve të cilët aktualisht kanë pushue aktivitetin e tyne.

“Na jemi të gatshëm që të vijojmë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Kabashi.