Haradinaj: Nuk asht befasi ky Raport i Progresit tue marrë parasysh që e ardhmja personale politike e kësaj elite nuk asht integrimi europian

Haradinaj komenton tana pikat e Raportit të Progresit

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj ka komentue ne Rrokum Roll rreth Raportit te Progresit.

“Ky raport nuk asht risi, sepse vazhdimisht thuhet e njajta gja, qe ka ngecje, nuk keni perparim, nuk keni reforma te mirefillta. Kete e ndjejn edhe qytetaret e Kosoves, por asht habi qe nuk merren seriozisht keto”, tha Haradinaj.

Ai ka vlersue se ne vazhdimesi po terheqet verejtja permes ketyne raporteve, ku folet edhe per veprime ad-hoc buxhetore, qe e rrezikojne progresin e Kosoves.

Keta qe udheheqin me Kosoven nuk e fatin e tyne te lidhun me perspektiven europiane te Kosoves, prandaj jane indiferente kur i marrin keto raporte. Interesi i tyne asht vec me mbijetue ne pushtet, ka vlersue Haradinaj ne Televizionin Rrokum.

“Asht e kote qe ky pushtet mundet me ndryshue kete gjendje, e vetmja cka duhet me ba keta asht me thane se po shkojme ne zgjedhje”, ka thane kryetari i AAK’s.

Haradinaj ka komentue edhe dy pikat kryesore te vendosuna nga BE, sic jane Demarkacioni dhe lufta kunder korrupcionit.

Per ma shume ndjekeni videon./Rrokum.TV