Haradinaj: Nuk i tutem Gjyakatës Speciale

Deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj ka thanë se nuk ka me prodhue asnji rezultat Rezoluta e miratueme në Kuvend për mbrojtjen e ish luftarëve të UÇK’s.

Ai tha se duhet me ju ba me dije bashkësisë ndërkombëtare që të merret kryesisht me krimet e Serbisë që ka ba në Kosovë, e jo me ish liderët e UÇK’s. Ndërsa, derisa ka folë për Gjykatën Speciale, Haradinaj ka thanë se nuk i tutet asaj, mbasi që ka qenë ushtar i mirë simbas traditës shqiptare.

Ish-komandanti i UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, Daut Haradinaj në nji intervistë për gazetën “Zëri” ka thanë se UÇK’ja nuk ka asgja për me mshef, sepse ka ba nji luftë të pastër për çlirim. Por, Rezoluta e miratueme në Kuvendin e Kosovës gjatë javës së kalueme për grupin e Drenicës, simbas tij, nuk ka me prodhue kurrfarë rezultati.