Haradinaj: Nuk krahasohet Zahiri me Kuçin!

Deputeti i AAK’s Daut Haradinaj ka reague ndaj nji deklarate të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili e ka krahasue zavendëskryeministrin e Kosovës Hajredin Kuçin me heroin e Kosovës Zahir Pajaziti.

Këtë krahasim Veseli e ka ba ndaj akuzës së deputetit Zafir Berisha tue i thanë Kuçit se ka qenë milic i Serbisë.

Veseli tha se edhe Zahir Pajaziti ka qenë nxanës në shkollën e Policisë në Vushtrri.

Por Daut Haradinaj i tha Veselit se ka ba gabim të madh kur ka krahasue Zahir Pajazitin me Hajredin Kuçin.

Ndërkohë Haradinaj ka kërkue nga Qeveria me tregue për ndonji veprim konkret që kanë përkrah në çfarëdo aspekti në procesin “Drenica”.