Haradinaj nuk merret me Kurtin, po çka thotë për Qeverinë!

Haradinaj nuk merret me Kurtin, po çka thotë për Qeverinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, thotë se qeveria e Isa Mustafës asht tue e damtue vendin me temat që i ka vendos në agjendë tash e ma shumë se nji vit.

Me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe demarkacionin e kufinit me Malin e Zi në krye të listës së preokupimeve të qeverisë për ma shumë se nji vit, Haradinaj tha për KALLXO.com se tash asht koha që egzekutivi me i heqë këto dy çashtje nga agjenda për me u fokusue në zhvillimin ekonomik e luftën kundër korrupcionit.

Ai nuk ka pranue me komentue deklaratën e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në lidhje me rrezikun për luftë në vitet e ardhshme.

Kreu i AAK’s thotë se asnjiherë nuk asht takue me kreun e PDK’s, Kadri Veselin ani pse shpesh herë VV e ka akuzue atë për takime të mshefta me kryekuvendarin. Simbas tij çdo herë kur ka mbas takime, kanë qenë edhe përfaqësues të VV’s.

Tue fol për Gjykatën Speciale, Haradinaj asht shpreh së asht i gatshëm me udhëtue për atje, qysh ju asht përgjigj për 2 herë ftesës së Gjykatës së Hagës.

Simbas tij, nëse zgjedhjet parlamentare nuk ndodhin këtë Vjeshtë, në pranverë koalicioni AAK-Nisma ka me fitue zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë intervistë, Haradinaj ka folë edhe për qendrimet politike të Listës Serbe.

“Lista Serbe po i rrezikon të drejtat e serbëve të Kosovës sepse ajo nuk po merret me zbatimin e të drejtave të tyne por me pikëpamjet e Beogradit.

Ata janë gabim në këtë qasje”, tha Haradinaj.