Haradinaj: Opozita s’do të jetë pjesë e nji Kuvendi jolegjitim

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, e ka arsyetu vendimin e perbashkët të tri grupeve parlamentare të partive opozitare për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Haradinaj në nji intervistë për “Epokën e re” ka thanë se opozita nuk i ka dorëzu mandatet, por nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të nji Kuvendi që, simbas tij, asht jolegjitim.

Ai ka thanë se Kuvendi i Kosovës tashma asht ba mbulesë për kapjen e shtetit.
“I vetmi që mund të vendosë tash e tutje asht qytetari”, asht shpreh Haradinaj, tue ba me dije se opozita mbetet e bashkueme në pikat për të cilat asht ra dakord ma herët.

Në këtë kontekst, ai ka thanë se opozita do ta rrisë kundërshtimin e saj me anë të protestave deri në dorëheqjen e regjimit Mustafa-Thaçi.