Haradinaj: PAN i ka sigurue votat për krijimin e institucioneve të reja

Kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklarue se tashma ky koalicion ka sigurue votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja.

Punë të kryeme e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Rmush Haradinaj.

Votat e nevojshme simbas tij tashma egzistojnë dhe se ai ka me qenë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se menxi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 Qershorit nga ana e KQZ’s tue premtue se në afat rekord do formohen Kuvendi dhe Qeveria.

“Vota për Qeverinë gkziston. Pra, kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mundemi me ba ma tutje asht që të sigurojmë nji përkrahje ma të gjanë, nji koalicion sa ma solid se për votë për me fillu me Qeverinë këtë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik.