Haradinaj paralajmëron zgjedhje, qe kur mbahen!

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg.

 
Ai thotë se Kosova ka arsye për me shkue në zgjedhje, mbasi simbas tij asht prishtur ekuilibri i mbrendshëm i vendit.

Tue folë për RTK’n, Haradinaj nuk ka tregue për kohën se kur shteti mundet me shkue në zgjedhje të parakohshme por ka thanë se “zgjedhjet nuk janë larg”.

“Na mendojmë se duhet Kosova me shkue në zgjedhje sa ma shpejt. Qytetarët vërtetë kanë qejf të ju jepet mundësia, që të kthehen në vendimarrës, që të vendosin.

Na nuk mund të themi kur por zgjedhjet nuk janë larg. Mund të shpallen këtë vit, por unë them se zgjedhjet s’janë larg”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se Kosova tashma ka nji ndërprerje institucionale prandaj zgjedhjet janë zgjidhje për me dalë nga kjo gjendje.

Ai tha se Qeveria nuk po mundet me funksionue.

“Kjo gjendje po i kushton edhe vendit. Kosova duhet me shkue në zgjedhje. Këtë gja duhet me kuptue edhe mazhoranca. Nuk kemi nevojë të presim ma shumë”, tha Haradinaj.