Haradinaj: Parlamenti e ka krye punën e vet, i tha jo Demarkacionit

ramushharadinaj

Kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj ka komentue sot terheqjen nga rendi i dites te pikes per ratifikimin e Demarkacionit. Ai ne nji interviste per Indeksonline shprehet se parlamenti i ka thane jo kesaj marreveshje.

“Parlamenti sot ishte i gatshëm t’i thotë jo marrëveshjes për demarkacionin, qeveria e ka tërheqë dhe nuk e la parlamentin që të kryejë punën e vet dhe në bazë të detyrës që ka parlamenti kjo nënkupton që parlamenti ka krye punën e vetë tue i thanë jo kësaj marrëveshje”.

“Ndërsa, tash me siguri që qeveria dhe ata që e sponsorizuen këtë marrëveshje të gabueme, kane me provue me ba shantazhe dhe mënyra të tjera joshëse që prapë të riorganizojnë votën dhe të bajnë koncesione të reja me Beogradin. Por, ajo që asht shumë me randësi asht që parlamenti i Kosovës e dha vendimin për këtë çashtje dhe e dha votën jo”, shtoi Haradinaj.