Haradinaj për Berishën: Kosova përjetësisht mirënjohëse për Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shqipni, asht takue edhe me ish-kreun e PD’s, Sali Berishën, me të cilin ka bisedue për proceset nëpër të cilat po kalojnë dy vendet.

Mbas takimit, ish-kreu i PD’s ka shfaq besimin se Qeveria e Kosovës me në krye Haradinajn ka me realizue agjendën, e cila ka me qenë në interes të popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.

“Haradinaj ta takoj e kam takue shumë herë, por për së dyti si Kryeministër i Kosovës dhe t’i uroj shumë suksese në detyra jashtëzakonisht të randësishme që e presin përpara për me i zgjidhë për Kosovën. Por detyra që janë të rqndësishme për mbanë shqiptarët pamvarësisht nga kufijtë që kemi interesat në shumë drejtime janë të njqjta. Kam besim që Haradinaj dhe Qeveria e tij ka me realizue nji agjendë, e cila asht në interes ma të madh të popullit të Kosovës, por dhe mbanë shqiptarëve”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Berisha ka udhëheq vendin në kohë të randësishme të anëtarësimit në NATO dhe procese tjera, ndërsa  kosovarët përjetësisht kanë me qenë falënderues Berishës që në kohën e qeverisjes së tij me Shqipninë rruga e kombit asht ba realitet.