Haradinaj: Po shtohen zanat se kufini asht aty ku kemi thanë na

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’s, Daut Haradinaj, ka përshëndetë shtimin e zanave të deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi në ditët e fundit.

Statusi i Haradinajt në Facebook:

Ditëve të fundit po shtohen zërat e deputetëve kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Tash e sa muaj jemi fyer dhe kritikuar ashpër se AAK po shpif kauza fallco për të mbetur në skenë, biles ka pas raste deri në akuza të nivelit te ulët se dikush po i ruan livadhet e veta.

Edhe një herë i përshëndes qendrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin teritorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje po thuajse e fshehur e komisionit qeveritar dhe u nënshkrua nga perfaqësuesit e shtetit tonë.

Në fund të fundit deputeti nuk i jep llogari qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim, andaj i lus kolegët e mi që të kenë në konsiderat atë që ju dha besimin “popullin” e jo ata që e krijuan këtë situatë.

Zërat po shtohen se kufiri është në Çakorr dhe Zhlep.

Ky është lajm i mirë për të gjithë.