Haradinaj premton se Ligji për Obliqin ka m’u zbatue (video)

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thanë se ndihet i nderuem që bashkëpartiaku i tij, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zgjedh me vizitue të parën komunën që ai e udhëheq.

Gashi tha se Kryeministri i ka dhanë detyrë menaxhmentit të KEK’ut dhe komunës që të zgjidhin problemin e banorëve të Hades dhe Shipitullës, raporton EkonomiaOnline.

Kreu i Obiliqit, po ashtu, shpreson në implementimin e Ligjit për Obiliqin, i cili asht miratue në Kuvend para disa muejsh.

Kryeministri Haradinaj tha se nuk ka me lejue askënd që të mos i kryejë detyrat për të cilat asht i thirrun. Ai u zotue se Ligji për Obiliqin ka m’u zbatue në praktikë.

Shefi i ri i Qeverisë tha se nuk ka me lejue ma stërzgjatje të panevojshme të këtyne proceseve. “Nuk asht në rregull që kjo temë me zgjastë me vite”, u shpreh ai.

 

 

Shperndaje në: