Haradinaj pret ambasadorin francez, kjo ishte arsyeja!

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka prit në takim ambasadorin e republikës së Francës, Didier Chabert.

Haradinaj thotë se gjatë takimit me Chabert kanë bisedue rreth formimit të institucioneve të Kosovës mbas përmbylljes së procesit zgjedhor.

 

Postimi i Ramush Haradinajt

 

Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedova për procesin zgjedhor si dhe për randësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës mbas përmbylljes zyrtare të këtij procesi.

Biseduem edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushat e ndryshme, posaçërisht ndihmën e shtetit francez në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe rolin dhe kontributin në vazhdimësi në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.