Haradinaj pret në takim deputetët e partisë së tij

Kryeministri i Kosovës, njiherit kryetar i AAK’s, Ramush Haradinaj, ka pritë sot grupin parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e AAK kanë diskutue me kryeministrin Haradinaj për rolin e tyne në shtyemjen përpara të agjendave kuvendare dhe përmbushjen e obligimeve në fushën e zhvillimit të demokracisë parlamentare në vend.

Kryeministri nga ana e tij tha se Qeveria që ai udhëheq ka me bashkëpunue ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe në asnji situatë nuk ka me provue m’i marrë kompetencat e tij./KosovaPress/