Haradinaj priti Daken, kjo asht ajo çka i premtoi KQZ’s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prit sot në zyrën e tij Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.

Daka e ka sigurue Kryeministrin Haradinaj se pregaditjet për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit po bahen në mënyrë efikase.

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmëninë për me bashkëpunue ngushtë me KQZ’n, për çdo çashtje, dhe u zotue se ka me ndihmue edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ’n, për me organizue zgjedhje të suksesshme edhe në t’ardhmen.

Shperndaje në: