Haradinaj: Protesta madhështore edhe pa Vetëvendosjen!

rambooo

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklarue se protesta e 14 Majit do të jetë madhështore dhe e fuqishme edhe pa pjesëmarrjen e Vetëvendosjes.

“Po, protesta e 14 Majit do të jetë ma e madhja deri më tash”, ka thanë shkurt Haradinaj për Botapress.

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA deri tash kanë protestue bashkë, por me 14 Maj nuk do të bajnë të njajtën gja.

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka ba të ditun se nuk do të jetë pjesëmarrëse në protestën e organizueme nga AAK dhe Nisma për shkak se simbas tyne kjo protestë asht organizue pa u konsultue me ata si parti ma e madhe opozitare.