Haradinaj, qe çka tha për luftën e Koshares

haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në manifestimin e mbajtun për hir të 17-vjetorit të Betejës së Koshares ka thanë se ajo e përplotësoi luftën e Kosovës për liri.

Ai ka theksu se të gjithë luftarët dhe oficerët që morën pjesë në të, ja dhanë vlerën që Beteja e Koshares gëzon.

“Lufta e Kosovës, qindravjeçare, e ka marrë epilogun e saj në Koshare. Pa këtë betejë ajo nuk do të ishte e plotë. Të gjithë komandantët, ushtarët, perfshi edhe ata të huejt ia kanë dhanë vlerën e saj kësaj beteje”, ka thanë Haradinaj.