Haradinaj: Qe kush ka me qenë zv/kryeministër

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, shprehet se me marrëveshjen mes koalicionit PAN, qeverinë ka me drejtue ai, ndërsa Kuvendin ka me udhëheq Kadri Veseli.

E për liderin e Nismës, Fatmir Limaj, ka thanë se i takon posti i zv/kryeministrit.

“Na i kemi tregue popullit kush ka me udhëheq qeverinë. Nëse fiton PAN ka qenë e ditun qe unë kam me udhëheq. Po ashtu, ka qenë e ditun se nëse fiton PAN, kryeparlamentar ka me qenë Kadri Veseli. Sikurse asht e ditun se nji pozicion të nënkryetarit ka me pasë z. Limaj në qeveri. Pra, të gjitha këto kanë qenë të dituna me kohe dhe në emën të saj qytetari na ka votue”, ka thanë Haradinaj për televizionin publik.