Haradinaj: S’largohemi nga Sheshi pa u shpallë zgjedhjet e reja

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ba me dije se insistimi i Qeverisë aktuale për me vazhdu punën asht tue e thellue edhe ma shumë krizën politike në vend.

Ai ka thanë se opozita ka fillu metodën e re të kundërshtimit 24 orësh të Qeverisë për shkak të mosreflektimit të kësaj të fundit.

Në nji intervistë për “Epokën e re”, Haradinaj ka vlerësu se ky koalicion qeverisës po krijon vonesa për nji fillim të ri të mbarë për Kosovën.

“Mungesa e reflektimit dhe insistimit për të vazhdu asht tue e thellua ma shumë krizën politike në vend dhe po ja vonon Kosovës mundësinë për t’u nisë së mbari.

Na po e vazhdojmë këtë kundërshtim, kurse përjashtimi i deputetëve në seancën e fundit ka qenë joligjor, sepse përjashtimi i deputetëve duhet të bahet ose prej seancës, ose prej Kryesisë së Kuvendit, e jo nga kryetari i Kuvendit”, ka thanë Haradinaj.

Simbas tij, subjektet politike opozitare nuk do të largohen nga sheshi para institucioneve qendrore deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.