“Haradinaj s’merr pjesë në takimin e Presidentit Thaçi, asht shumë vonë për debat”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ju ka dërgue ftesa liderëve të partive politike për nji takim, i cili pritet të mbahet nesër për me diskutue rreth reformës zgjedhore.

Por, kësaj ftese nuk ka me ju përgjigjë lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmue për lajmi.net zadhanësi i këtij subjekti Muharrem Nitaj. Ai tha se Haradinaj nuk gjendet në Kosovë, por simbas tij, edhe po të ishte, ai nuk kishte me marrë pjesë në këtë takim, mbasi siç vlerëson ai, asht shumë vonë për me diskutue.

“Haradinaj nuk asht hiç në Kosovë, ai asht në nji vizitë pune në Gjermani, por edhe sikur të ishte në Kosovë nuk besoj se kishte me qenë pjesë e këtij takimi”, thotë Nitaj.

Simbas Nitajt, AAK vlerëson se tash asht shumë vonë që me u ba nji reformë zgjedhore, sepse siç shprehet ai, nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet e radhës ndoshta të mbahen mbrenda disa muejsh para se eventualisht kishte mujt me fillue debati për nji reformë zgjedhore, e cila, simbas tij, kishte me vle për zgjedhjet tjera e jo për zgjedhjet e radhës.