Haradinaj sqaron propozimin e tij dhe i përgjigjet Vulinit

ramushharadinaj

Kryetari i AAK’s Ramush Haradinaj me anë të nji statusi në Facebook ka reague në lidhje me propozimin që ai kishte ba dje.

Haradinaj dje ka propozue që institucionet e Kosovës me ngritë nji memorial për shqiptarët e vramë në Betejën e Kosovës në vitin 1389.
Haradinaj ju ka përgjigjë atyne që kanë thanë se po provon me ndryshue historinë serbe.

Statusi i plotë i Haradinajt:

Pas propozimit tim të djeshëm që institucionet e Republikës së Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës, ka pasur disa reagime, sa emocionale aq diletanteske, prej asaj se unë i jam vënë në mbështetje “Car Llazarit” e deri te ajo se po provoj ta ndryshoj historinë e serbëve!
U përgjigjem të gjithë këtyre zërave, se unë nuk po merrem as me lavdinë e as me historinë e të tjerëve. Po kërkoj një lapidar ose memorial, ku do të kujtoheshin të gjithë ata shqiptarë, e që nuk janë pak, që ranë në Betejën e Kosovës, sepse edhe historia edhe lavdia u përket atyre, dhe mitet nuk mund t’i ndryshojnë faktet historike.
Sa u përket zërave se unë po provoj ta ndryshojë historinë serbe, i siguroj ata se historia shqiptare, është shumë më e vjetër se krejt historitë e Ballkanit! Kanë qenë vet historianët serbë që e kanë falsifikuar historinë e tyre, por kjo është punë e tyre dhe jo imja.
Historianët serbë e dijnë mirë se në Betejën e Kosovës kanë marrë pjesë ushtritë e princave shqiptarë dhe është mirë që për këtë t’i mësojnë edhe politikanët e padijshëm të tyre.