Haradinaj: Sulmi n’Bruksel, tragjedi e perbashket!

 

Per sulmet terroriste te dites te Marte ne Bruksel, ku vdiqen me dheta njerez, popullin dhe qytetaret belg i ngushellon edhe lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj.

Ai permes nji deklarate per media shpreh tronditjen e madhe qe sot ne mengjes perjetoi kryeqyteti belg dhe tane Europa.

‘Jam i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge.
Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Europës, është tragjedi e përbashkët.

Ky është kob, të cilit duhet t’i vihemi përballë të gjithë. Ky është një front i përbashkët dhe secili duhet të jetë ushtar i tij”, thuhet ne deklaraten e liderit te AAK, Ramush Haradinaj.