Haradinaj takohet me shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj përveç me ambasadorë dhe me figura politike ka takime edhe me qytetarë të ndryshëm.

Ai sot asht takue edhe me shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.

Takimin me të dikun në nji restorant të Kosovës Haradinaj e ka  ba publik vet në profilin  e tij në Facebook:

 

Postimi i Haradinajt:

 

Një takim e bisedë vëllazërore, me atdhetarin e shquar, shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.

Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari njëkohësisht mbetet një njeri i vlerave dhe i kontributeve të mëdha për Kosovën dhe shqiptarët dhe shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara.

Folëm për Kosovën dhe për Amerikën e me interesim të shtuar për procesin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, si hap i rëndësishëm në përmbushjen e detyrave të mëdha që na presin.

Harry Bajraktari, gjithmonë i ka qëndruar afër atdheut të tij, e kështu vazhdon t’i qëndrojë edhe sot!