Haradinaj takoi Ministrin dhe komandantin e FSK’s, që çka diskutuen!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha si dhe komandantin e kësaj force, me të cilët bisedoi për bashkërendimin e punëve që i presin në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të FSK’s drejt shndërrimit të saj në ushtri kosovare.

“Ministri Berisha e njoftoi Kryeministrin me synimet e ministrisë që ai udhëheq në ngritjen e infrastrukturës moderne si dhe rritjen e mirëqenies së ushtarëve dhe eprorëve të FSK’s.

Komandanti i FSK’s, Gjenerallejtënant Rama mbasi e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të qeverisë kosovare, e informoi atë për të gjitha aspektet e sigurisë në nivel lokal dhe kombëtar.

Haradinaj shprehu gatishmëninë me ndihmue në zhvillimin e matejshëm të FSK’s”, thuhet në njoftim.

Kryeministri u nda shumë i kënaqun me punën që po bahet nga eprorët dhe ushtarët dhe premtoi se ka me punue shumë që Kosova m’u ba anëtare e NATO’s, që FSK me kontribue kështu në sistemin e sigurisë në Kosovë por edhe më gjanë.

 

Shperndaje në: