Haradinaj takon komandantin Jackson, çka i kerkon atij!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prit sot në takim komandantin e parë të KFOR’it, Mike Jackson, me të cilin ka bisedue për gjendjen aktuale në vend.

Haradinaj në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se në takim ka kërkue nga komandanti me ndihmue në promovimin e shtetit ma të ri.

 

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Pata kënaqësinë ta takoj Gjeneralin Mike Jackson, Komandantin e parë të KFOR-it dhe mikun tim të hershëm. I shpreha mirënjohjen për shërbimin e tij në Kosovë, angazhimin e të pandalshëm në çështjen e Kosovës dhe promovimin e shtetit tonë të ri.

Bisedova me Gjeneralin Jackson për vështirësitë e shumta që ka Kosova dhe i shpreha përkushtimin tim që të kalojmë edhe këtë fazë të rëndë, ashtu sikurse kemi kaluar situata edhe më të rënda më parë.

Po ashtu, kërkova mbështetjen e vazhdueshme të Londrës dhe miqve perëndimorë për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë në Kosovë, duke qenë i bindur se përmbyllja e çështjeve të hapura në Kosovë dhe në Ballkan do të kontribuonte në sigurinë rajonale, zhvillim, demokratizim dhe integrime euro-atlantike.

RH