Haradinaj: Të Shtunen protesta ma masive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thanë se protesta e së Shtunes ka me qenë edhe ma e madhe sesa protesta e 9 Kallnorit dhe se ajo e 17 Frorit. Presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë, siç tha Haradinaj në intervistën dhanë “Zërit”, ka me u rritë dhe ma shumë, ndërsa zgjedhjet, simbas tij, kanë me u mbajtë në Vjeshtë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, asht optimist se protesta e të Shtunes (14 Maji) e organizueme nga partia e tij dhe nga “Nisma për Kosovën” ka me qenë edhe ma e madhja e organizueme ndonjiherë nga opozita.

Në intervistën dhanë “Zërit”, ai e konsideron të dhimbshëm faktin që, nuk ka vazhdue presioni i filluem me protesta të organizueme nga blloku opozitar, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, por lufta po vazhdon e ndame. Mirëpo, Haradinaj shprehet i bindun se presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë “Mustafa” ka me u rrië dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë me u mbajtë në vjeshtën e këtij viti.

I pari i AAK-së, gjithashtu ka thanë se kishte me qenë mirë që me u shfrytëzue koha për me u korrigjue gabimet në Marrëveshjen për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, në të kundërtën, simbas tij, kjo Marrëveshje nuk kalon në Kuvend.