Haradinaj tregon mbrenda sa ditëve bahet Qeveria

Ramush Haradinaj

I nominuemi i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thanë se Kosova ka me u ba me Qeveri mbrenda 10 ditësh. I bindun në votën e AKR dhe në realizimin e Qeverisë me bazë të gjanë, Haradinaj ka thanë se nuk ka me u përsërite kriza e vitit 2014.

Pas zgjedhjeve të 11 Qershorit, Haradinaj kishte ba premtimin e parë tue thanë se Qeveria do ka me u ba në dy javët e para të afatit ligjor.

Në dymujorin e zgjedhjeve nacionale lideri i AKR, Behgjet Pacolli, ka kriju÷ nji situatë të re politike në bllokadën e krijueme. Deklaratat e tij të fundit kanë ba që edhe i nominuemi për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, me dhanë edhe premtimin e tij të dytë mbrenda dy muejve.

“Kosova ka me u ba me Qeveri mbrenda 10 ditësh”.

Ky asht zotimi i dytë i Haradinajt, tue besue thellësisht në mbështetjen e liderit të AKR.