Haradinaj tregon për kontaktet me deputetët e LDK’s dhe LVV’s për formimin e qeverisë

Edhe ma tutje Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje mohojnë bashkëpunimin me koalicionin PAN, e edhe ma tutje Ramush Haradinaj, shprehet i bindun se ka me formue qeverinë, e këtë ka me arritë me deputetë shqiptarë edhe nëse s’e pranojnë subjektet e tyne.

Haradinaj ka tregue se takohet me zyrtarë të Lidhjes Demokratike e të Lëvizjes Vetëvendosje, mbasi që me ta, siç thotë ai, i lidhin etapa të ndryshme. Ai ka spjegue raportet e mira që ka me anëtarë të partive që po i kundërshtojnë koalicionet me PAN’in.

Kandidati për kryeministër ka thanë se ai dëshirohet në pozitën që po e synon edhe nga deputetë jashtë PAN’it, por që pengesë për me mbështetë atë janë qëndrimet partiake e edhe fakti që pjesë e krejt kësaj asht edhe PDK.

Ndërsa, për qeverinë, Haradinaj, thotë se ka me formue sapo t’i jepet mandati, e ka me provue që me bind LDK’n, e nëse kjo dështon, shpresat i ka te deputetët që tashma, thotë, se ia kanë konfirmue mbështetjen.