Haradinaj, vizitë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me ministrin e ri të Shëndetësisë, Uran Ismailin, po zhvillojnë nji vizitë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

Haradinaj në këtë vizitë po zhvillon edhe nji takim me drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj.

Në takim me kryeministrin janë edhe të gjithë drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare.