Haradinaj: Vonesat që po i ban Qeveria e padijshme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzue Qeverinë e Kosovës, për zvarritjet që i ka ba në rishikimin e Demarkacionit, tue thanë se vonesat eventuale të liberalizimit janë pasojë direkte e padijes së kësaj Qeverie dhe nji kryeministri inatçi.

Simbas tij, Deemarkacioni duhet me u rishikue, kurse, humbja e kohës ashr faturë krejt e panevojshme që po e paguejnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership.

Statusi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Lajmi i keq është Qeveria e korruptuar e Kosovës. Qeveri e cila pa asnjë kuptim ka bërë një marrëveshje që humb mbi 8 mijë hektarë të territorit dhe pastaj edhe më pakuptueshëm e ka zvarritur për gati një vit rishikimin e demarkacionit. Prandaj, edhe vonesat eventuale të liberalizimit janë pasojë direkte e padijes së kësaj Qeverie dhe një kryeministri inatçor.Pse e ka humbur gati një vit kjo Qeveri, nuk ka asnjë lloj kuptimi. Demarkacioni duhet të rishikohet, prandaj humbja e kohës është faturë krejt e panevojshme që po e paguajnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership. Që nga Maji i vitit 2015, kur kam inicuar interpelancë në Kuvend për demarkacionin, jam munduar të kontribuojë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Por, fatkeqësisht, kemi të bëjmë me një Qeveri inatçore dhe të pavizion. Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe që demarkacioni të mos e dëmtojë territorin e saj! Qeveria është përgjegjëse para popullit, pse nuk ka ndodhur as njëra as tjetra!