Haradinaj: Zotohem se kam me qenë në shërbimin tuej e të shtetit

Ramush Haradinaj

Kryeministri i porsazgjedhun i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes nji postimi në rrjetin social Facebook ka thanë se “falënderon ata që e kanë votue dhe ata që s’e kanë votue”, tue konsiderue se ky asht thelbi i demokracisë.

Ai ma tej ka thanë se qeveria që ka me drejtue, ka me qenë e krejt qytetarëve, tue tregue se ka marrë urime nga kryeministri dhe presidenti i Shqipnisë.

Ky asht postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.

I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.

Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.

Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.

Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!

Një falëndërim i përzemërt për të gjithëata!

Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin!

RH

Shperndaje në: